Çdo pyetje kërkon përgjigjen e duhur

[Recension: “Ahmeti nesër dekreton Nezirin, sot prova gjenerale”]

Punët organizative mbeten çështje partiake, ndërsa gazetari duhet të informoj atëherë kur vlerson se publiku ka interes për ato. Provat gjenerale të theksuara fillimisht në titull dhe pastaj edhe në tekst, nuk ngjallin interes për lexuesin.

Ahmeti nesër dekreton Nezirin sot prova gjenerale screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Ahmeti nesër dekreton Nezirin, sot prova gjenerale

Data dhe koha e publikimit: 17.10.2015

Data e recensionit: 18.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë, më tepër vëmendje i kushton provave se thelbit të tyre, pra arsyet për të cilat mbahen provat.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti për nesër në ora 12 ka caktuar mbledhje në Panairin e Shkupit, për ta dekretuar Bekim Nezirin Shef të Shtabit zgjedhor, si dhe 34 shefa të shtabeve komunale. Por, disa gjëra bien në sy. Për mbledhjen e neserme, sot në ora 16 është caktuar provë gjenerale në sallën e njejtë, tek Panairi, për ta ushtruar të njejten. Edhe sot edhe nesër janë caktuar masa të sigurisë nga organet kompetente. Janë bërë lista, si dhe janë angazhuar aktivistë (lexo: administratorë/”ushtarë partiak”) me detyra konkrete, edhepse zgjedhjet, nëse nuk prolongohen, kanë edhe më tepër se 6 muaj prej tani.

Në paragrafin që cituam pas, ka elemente komentimi të cilat përcillen me nënçmime. Ndërkaq, paragrafi në vijim shtron një sërë pyetjesh, për të cilat nuk është kërkuar qëndrim dhe nuk është dhënë përgjigje.

Nuk kuptohet pse kaq demonstrim fuqie dhe masoviteti, kaq herët, nëse dihet se ligjërisht kampanja parazgjedhore mund të zhvillohet 30 ditë para zgjedhjeve? Prej ku buron gjithë kjo frikë?

E patjetërsueshme për gazetarin është pyetja, ndërsa mbrojtja më e mirë e tij është posedimi i përgjigjeve ose prononcimit në lidhje me atë për cilën pyet. “Çdo pyetje, meriton një përgjigje”, në këtë drejtim gazetari është i obliguar që lexuesit, pasi t’i sjellë pyetjet e bëra nga ai vetë, t’i sjell edhe përgjigjet e duhura, me qëllim që të realizoj qëllimin e tij: Të informoj publikun.

Në disa postime në FB shihet se zgjidhen njerëz me “imunitet”(foto)! Fakte pyet: nëse bëhet fjalë për imunitet, pse u nevoitet ai, apo kemi të bëjmë me njerëz analfabet?

Është interesant trajtimi i çështjes së tekstit në fotografi. Nisur nga supozimi se ai (në fotografi) është një tekst zyrtarë i një Këshilli vendor, gazetari ka të drejtë t’i çaset në formë kritike faktit se është i mbushur me gabime teknike dhe drejtshkrimore. Por supozimi duhej vërtetuar. Gazetari duhet të hulumtonte nëse kjo llogari në fejsbuk i takon vërtetë Këshillit vendor dhe nga kush administrohet ajo. Pas kësaj, kritikat do të merrnin një kuptim.

Çdo lexues që hap tekstin në fjalë për të marrë përgjigjet që ngre autori i teksti, mbetet i zhgënjyer nga ajo që ofron ai, vetëm pyetje pa përgjigje dhe komentim i tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button