Shpërthen një bombë në Tophanë të Shkupit, në lagjen e Musa Xhaferit (FOTO)

Një detonim i madh para 20 minutave është dëgjuar në lagjen Tophanë të Shkupit, konkretisht në oborret e shtëpive të personit Premtim Reka (27.05.1966) dhe Rexhep Shurdhani (10.01.1942), njofton gazeta Koha.

Me gjasë bomba është hedhur nga një veturë në lëvizje, ndërkohë që informatat e para flasin se nuk ka asnjë të lënduar.

Ekipet e policisë dhe krim-teknikës tashmë po hetojnë vendin dhe mjetin shpërthyes, ndërkohë që në vendngjarje është edhe përfaqësuesi i prokurorisë publike. Ndryshe, afër vendit ku ka shpërthyer detonimi jeton edhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferri.

Bombë në Tophanë2

Bombë në Tophanë1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button