Berisha u ndryshon mendjen italianëve, i zë vendin Marchettit

Penalltia e pritur në ndeshjen e djeshme të Europa League, ndaj Rosenborgut, mund të jetë një mundësi shumë e mirë për Etrit Berishën, i cili tashmë ka marrë edhe vlerësimin e madh nga mediat italiane.

Gardiani i portës sonë, ka zhvilluar dje një ndeshje shumë të mirë, duke ndryshuar edhe opinionin e italianëve, të cilët në fakt këmbëngulnin te portieri i tyre Marchetti.

Tashmë Berisha konsiderohet si një alternativë në lartësinë e Marchettit pasi ai ka punuar gjithmonë në heshtje dhe pa krijuar asnjëherë polemika edhe pse e ka pranuar se vazhdimësia i mungon.

Një tjetër çështje e nxehtë që e lidh edhe më shumë Berishën me Lazion është fakti se Marchetti nuk ka rinovuar ende dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri në Janar, atëherë Berisha mund të cilësohet si numri një i së ardhmes së portës së Lazios, transmeton albeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button