“Listën Srpska” në Kosovë do të përfaqësojë Sllavko Simiç

Në takimin e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesit serbë të Kosovës është dakorduar që përfaqësuesi i “Listës Srpska” në Parlamentin e Kosovës Aleksandar Jablanoviç më të mos ushtrojë këtë post dhe në vend të tij si shef i grupit parlamentar i “Listës Srpska” të jetë Slavko Simiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lubomir Mariç dhe nëntë prej 10 kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë më herët akuzuan Jablanoviçin se ka “tradhtuar interesat serbe në Kosovë”.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Duriç dhe ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, biseduan sot në Beograd me përfaqësuesit politik të serbëve për situatën aktuale politike në Kosovë dhe për Serbinë, sfidat lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO, problemet ekonomike dhe sociale të serbëve në Kosovë, formimin e bashkësisë së komunave serbe, si dhe për mosmarrëveshjet politike brenda “Listës Srpska”, e cila merr pjesë në qeverinë e Kosovës.

Shtohet se pjesëmarrësit kanë rënë dakord se të gjitha mosmarrëveshjet eventuale mes përfaqësuesve politikë serbë në Kosovë të zgjidhen brenda “Listës Srpska” dhe në koordinim me Zyrën për Kosovën të qeverisë së Serbisë.

Jablanoviç, i cili po ashtu mori pjesë në takimin me Vuçiçin, më herët hodhi poshtë akuzat se nga Ramush Haradinaj ka marrë para për formimin e koalicionit paszgjedhor dhe se me Hashim Thaçin ka negociuar për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Këto akuza u ngritën nga zëvendës kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç dhe ministri i Vetëqeverisë Lokale, Ljubomir Mariç, funksionarë të “Listës Srpska”.

Përçarja mes përfaqësuesve të serbëve në qeverinë dhe parlamentin e Kosovës erdhi nga fundi i shtatorit, ndërsa Aleksandar Jablanoviç më herët deklaroi se nuk ka ndërmend të jap dorëheqje dhe se së bashku me qeverinë e Serbisë do të vazhdojë të bashkëpunojë me zyrtarët kosovarë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button