Izet Мexhiti për vizitë në Tiranë

Në takimin në Tiranë, dy kryetarët e komunave, Mexhiti dhe Velaj diskutuan për vendosjen e lidhjeve më të ngushta dhe bashkëpunimit si dhe shkëmbimit të përvojave që synojnë krijimin e kushteve për përmirësimin e zhvillimit ekonomik lokal. Me kryetarin e Çairit në Tiranë ishte edhe Skender Asani, drejtor i Institutit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të Shqiptarëve, i cili në takim informoi për punën e këtij institucionit shkencor dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me institucionet të ngjashme në Republikën e Shqipërisë.

„Qëllimi ynë është të krijojmë projektet të përbashkëta të cilat do të jenë urë në mes qytetarëve dhe do të krijojnë mundësi për bashkëpunim, afërsi më të madhe dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive. Projektet e përbashkëta në mënyrë plotësuese bartin edhe mundësi për sigurimin e një baze të mirë për ndërtimin e vlerave që lidhin atë që quhet shpirti i vlerave evropiane si një prioritet i jonë i përbashkët” tha Mexhiti në Tiranë pas takimit me Kryetarin e Tiranës Velaj.

Përkundër këtij takimit, Mexhiti dhe Asani u takua edhe me Ilir Kernin, drejtor i Teatrit të operës dhe baletit në Tiranë, me çka i shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe artit. Në kornizë të vizitës së Tiranës, Mexhitit realizojnë takime edhe me Gudar Bekiraj nënkryetarin e Akademisë shqiptare të shkencës dhe artit, ku u dakorduan për bashkëpunim në projektet të interesit të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button