Erdogan: Sulmi në Ankara, vepër e përbashkët e disa organizatave terroriste

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se sulmi terrorist në Ankara është vepër e përbashkët e organizatave terroriste, përfshirë këtu DAESH-in, PKK-në, al-Muhaberat dhe PYD, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sulmi para stacionit hekurudhor në Ankara është tregues sesi terroristët të bashkuar dhe në mënyrë kolektive veprojnë. Disa thonë se këtë e ka bërë DAESH apo dikush tjetër. Megjithatë, kjo është vepër kolektive terroriste. Këtu kemi edhe DAESH-in, PKK-në, al-Muhaberat dhe organizatën terroriste në veri të Sirisë, PYD. Të gjitha këto bashkërisht kanë planifikuar këtë sulm”, tha Erdoğan gjatë fjalimit të sotëm në Kuvendin e rregullt të 13-të të sindikatës HAK-IS.

Duke u drejtuar në një tubim të mbajtur në sallën e sportit “Ataturk” në Ankara, Erdoğan foli për situatën aktuale në vend dhe rajon, ndërsa komentoi edhe kritikat në të cilat ai quhet “diktator” duke i pyetur se ku kanë qenë ata gjatë zgjedhjeve demokratike presidenciale apo parlamentare të këtij viti. Ai shtoi se këto kritika janë vetvetiu kontradiktore sepse asnjëherë dhe askund diktatorit të vërtetë kjo nuk është guxuar publikisht t’i thuhet.

Presidenti i Turqisë me këtë rast përsëriti se “vëllezërve të tij kurdë u qaset me zemër dhe qëllime të sinqerta”, dhe shtoi se nuk mund askujt t’i tregojë se për kë të votojë në zgjedhjet e përsëritura parlamentare më 1 nëntor, porse u bën thirrje të gjithëve që të jenë të guximshëm në luftën kundër terrorizmit, terroristëve dhe organizatave terroriste të cilat kanosin paqen dhe stabilitetin global.

Dy vetëvrasës me bomba të shtunën e 10 tetorit, kryen sulmin terrorist para stacionit hekurudhor në Ankara ku ishin tubuar disa mijëra qytetarë për të marrë pjesë në mitingun e paralajmëruar për mbështetje të paqes. Gjatë shpërthimit humbën jetën rreth 99 persona, ndërsa disa qindra të tjerë u plagosën. Forcat turke të sigurisë realizuan hetim të gjerë për autorët e sulmit. Deri tani është identifikuar vetëm një sulmues.

Njërin nga sulmet më tragjike terroriste në historinë moderne të Turqisë e dënuan shumë zyrtarë vendas dhe të huaj, si dhe organizata ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button