Del në treg kartëmonedha e re 20 euro (Foto)

Kur e njoftoi për herë të parë në muajin shkurt të këtij viti, Mario Draghi iu referua si një ndër kartëmonedha më të përparuara tekonologjikisht për sa i përket mundësisë për tu falsifikuar.

E në fakt kartëmonedha e re prej 20 euro nuk i zhgënjeu aspak pritshmërisë. Në varësi të dritës që mbi reliev, kartëmonedha e re shfaq imazhe të ndryshme. Gjithsesi, në të dyja anët, një prej imazheve që shfaqet është ai i Evropës, figurë e mitologjisë greke.

Kartëmonedha e re 20 euro
Kartëmonedha e re 20 euro

Duke lëvizur përsëri kartëmonedhën nën efektin e dritës shfaqet në reliev edhe shifra prej 20 eurosh në ngjyrë argjendi. Edhe vetë numri ndryshon ngjyrën në varësi të dritës, nga jeshilja smerald në blu të errët.

Edhe në shiritin e sigurisë, atë qendrorin vihen re të njëjtat efekte në varësi të dritës, ku shfaqet përsëri vlera e kartëmonedhës. Në kartëmonedhën e re, Euro tashmë figuron si simbol dhe jo si fjalë,

Kartëmonedha e re 20 euro

Kartëmonedha e re që ka për qëllim kryesor të limitojë sa më shumë mundësinë e falsifikimit do të hyjë në qarkullim duke filluar që prej datës 25 nëntor të këtij viti. Prerja prej 20 euro është ajo që shfrytëzohet më shumë nga falsifikatorët. Tashmë, këta të fundit, duket se do ta kenë të pamundur që të krijojnë kopje identike të kartëmonedhës prej 20 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button