Merkel: Bashar al-Assad nuk ka të ardhme politike në Siri

Kancelarja e Gjermanisë ka kërkuar nga Rusia që të përdorë ndikimin e saj mbi regjimin sirian për të ndaluar sulmet kundër civilëve dhe të punojë drejt një zgjidhje politike. Gjithashtu ajo theksoi se Bashar al-Assad nuk mund të ketë të ardhme politike në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

“Al-Assad duhet të ndalojë së godituri popullin e vet me bomba fuçi dhe shpresoj se Rusia po ashtu do të punojë për këtë gjë. Dhe së dyti, çdo gjë duhet të bëhet për parandalimin e tragjedisë në Halep dhe përreth Halepit”, tha Merkel në një konferencë për shtyp.

“Kundërshtari, armiku duhet të jetë DAESH, dhe jo populli sirian”, theksoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button