Ministri Arsim Bajrami shfuqizon vendimin për shkarkimin e rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu

hkarkimi i rektorit Ramadan Zejnullahu është shfuqizuar me një vendim të ministrit Arsim Bajrami. Këtë e ka bërë të ditur me një njoftim institucioni që drejton ky i fundit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në njoftim thuhet se ministri vendos shfuqizimin e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Në të njëjtin vend u kujtohet organeve të universitetit se janë të obliguara ta zbatojnë vendimin e ministrit.

Në arsyetimin e vendimit të ministrit shpjegohet se procedura për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”  është iniciuar në kundërshtim me paragrafin 2, pika 2.2, të nenit të 31 të Statutit të Universitetit të Prishtinës, dhe kjo përbën rast për pavlefshmëri absolute të vendimit të Këshillit Drejtues të universitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button