Gjashtë aksidente dje në Shkup, katër të lënduar

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej gjashtë aksidente komunikacioni.

Prej tyre, dy janë me pasoja dëme materiale dhe tre janë me pasoja lëndime trupore, ku lëndime të lehta kanë pësuar një shofer i automjetit dhe dy këmbësorë.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20 në rrugën “Boca Ivanova” pas qarkores në rrugën “Aleksandër Urdarevski” në lagjen Butel 1, në të cilën është përfshirë një automjet “Mitsubishi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga qytetar i Shkupit dhe një këmbësor, gjithashtu qytetar i Shkupit. Pas aksidentit këmbësori me ambulancë është dërguar në Qendrën e urgjencës, ku kanë konstatuar lëndime të rënda trupore..

Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në transportin rrugor në SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në shkollën fillore “Dimitar Milladinov”, që gjendet në Komunën Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button