Spot reklamues parazgjedhor në vend të produktit gazetaresk

http___playmrt_com_mk_play_73794-crop-resize

[Recension: Kompetentët i zgjidhin problemet e qytetarëve]

Takimi koordinativ i kryeministrit me disa ministra, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe kryetarë të komunave (nga radhët e partisë në pushtet) është shfrytëzuar për një kronikë që ka për qëllim madhërimin e pushtetit – kryeministrit. Ky material nuk ka problem me vërtetësinë, burimet, e as me përmbajtësinë. Por, ka një ton lavdërues dhe krijon perceptim se qeveria kujdeset për qytetarët dhe është e përkushtuar për zgjidhjen e problemeve të tyre.

http___play.mrt.com.mk_play_73794_Linku deri te artikulli origjinal: Надлежните ги решаваат проблемите на граѓаните

Data dhe koha e publikimit: 19.10.2015,  16:55

Data e recensionit: 19.10.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

QEVERI QË KUJDESET!

Për çka, në fakt, bëhet fjalë?

Ngjarja (takim koordinativ në qeveri) e cila më së shumti meriton një lajm teknik prej disa reshtash, stërzmadhohet dhe paraqitet si kush e di se çfarë mbledhje ku janë zgjidhur problemet e rënda që i prekin qytetarët. Edhe pse, siç shihet nga vetë kronika, ka vetëm paralajmërim për fillimin e projekteve lokale.

Kështu, për shembull, është arritur marrëveshje të bëhet:

  • pishinë për qytetarët e komunës së Shuto Orizares
  • terren sportiv për shumë qëllime në Draçevë
  • rikonstruim i rrugës për në Krillaticë dhe lidhja e saj me Kratovën, që do të realizohet nëpërmjet planit disavjeçar (deri në vitin 2018) 
  • përgatitja e projektit të ri për rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit për Sopishten dhe Kisella Vodën
  • rekonstruim i rrjetit të ujësjellësit për qytetarët e Lisiçes së Poshtme (deri në vitin 2019)

Domethënë, përkundër pasqyrës që prezantohet, bëhet fjalë për aktivitete që ende nuk kanë filluar, ndërsa realizimi i një pjese të tyre (ujësjellësit, rrjetit të kanalizimit dhe rrugës) do të zgjasë disa vite.

Për t’u theksuar është edhe ajo se inçizimet e shfaqura duken disi si artificiale. Veçanërisht inserti për planin dinamik sipas të cilit do të zhvillohet rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit në Lisiçe të Poshtme. Më saktë, diskutimi ndërmjet kryeministrit dhe drejtorit të “Ujësjellësit” (prej minutës 0,22 deri në minutën 0,55 të videos), ku bie në sy urdhëri i kryeministrit:

Bëjeni rrjetin primar dhe planin dinamik dhe deri në vitin 2019 të përfundohet i gjithë rrjeti, duke e përfshirë edhe atë sekondar!

Kështu që, shikuar nga aspekti profesional, mënyra e këtillë e përpunimit dhe e plasimit të informatave i jep një dozë të fuqishme të marketingut. Në fakt, e gjithë kronika më tepër i ngjan një spoti reklamues parazgjedhor të partisë në pushtet, se sa një produkti gazetaresk.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button