Të ndarë mes dy Koreve, burrë e grua takohen pas 65 vjetësh

Ndarja e dy Koreve kishte sjellë edhe ndarjen e një çifti të ri të cilët u takuan pas 65 vitesh. LeeSoon Kuy, 85 vjeç kishte jetuar me bashkëshortin e saj vetëm 7 muaj dhe më pas lufta e vitit 1950 mes dy Koreve bëri që ata të ndahen.85-vjeçarja jetoi në Korenë Jugore kurse burri i saj, në Korenë Veriore.

Takimi i tyre u mundësua pasi shtetet kanë rënë në ujdi që familjarët e ndarë të takohen të paktën për 12 orë. Gruaja kishte menduar që burri i kishte vdekur në luftë dhe kishte mbajtur zi dhe e vetme rriti djalin e tyre, tani 65 vjeçar.

Ndërkohë një vit më parë ku shtetët vendosën që të lejojnë që familjarët të takohen me të afërmit e tyre, ajo kuptoi që burri i saj ishte gjallë dhe se po kërkonte të takohej me të.

LeeSoon Kuy thotë se për 1 vit ka qenë duke e menduar vazhdimisht takimin me bashkëshortin qe kishte 6 dekada pa e pare. Po kështu edhe djali 65 vjeçar takoi për herë të parë babanë e tij, ky takim prej 12 orësh mund të jetë i vetmi për këtë familje të cilët u ndanë përsëri. Ndërkaq më shumë se 66 mijë qytetarë po presin të takohen me familjarët e tyre të ndarë në dy Koretë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button