Tetovë, debat i nxehtë për ridestinimin e parave të Komunës

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Tetovës me 19 vota pro dhe 11 vota kundër është miratuar ridestinimi i buxhetit të komunës, ku parashihet që nga mjetet e ujësjellësit të ndahen 6 përqind për rrogat e punëtoreve.

Kjo ka nxitur debat të ashpër në mes këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së.

Koordinatori i këshilltarëve të PDSH-së, Durim Luma ka kërkuar nga udhëheqësia e tanishme që të mos largojnë të hollat e një investimi kapital i ujësjellësit duke i redistinuar për rrogat e punëtorëve.

“Nuk është e logjikshme që mjetet  të ridestinohen për rroga dhe të merren nga një projekt i cili është jetik për komunën e Tetovës”, ka thënë koordinatori i PDSH-së, Durim Luma.

Një gjë të e tillë është replikuar nga ana e këshilltarëve të BDI-së dhe nga ana e kryetares së komunës së Tetovës,Teuta Arifi Arifi. Ajo theksoi se buxheti komunal është keq menaxhuar dhe kjo është arsyeja që tani kërkohet ridestimin të mjeteve.

Teuta Arifi tha se “para zgjedhjeve ka pasur 80 punësime të cilët kanë marrë nga 80 përqind të rrogave, ndërsa tani, ata marrin 100 përqind rrogë dhe kjo ka sjellë këtë ridestinim të mjeteve”.

Teuta Arifi, ka deklaruar se nuk dësiron të ndjekë rrugën e kryetarëve të mëparshëm dhe të bëjë selektimin e administratës, sepse do të hapte shumë debate politike.

Ajo ka thënë se ujësjellësi i Tetovës, do të mbarojë brenda mandatit të saj me paratë e Qeverisë edhe atë me mjetet buxhetore për vitin 2014 – 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button