Hamas: Ban Ki-moon është “pro izraelit”

Organizata palestineze Hamas e akuzoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon se është “pro izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së gjatë vizitës së tij në rajon, në të cilët i ka barazuar vrasësit kolonë hebrej me popullin palestinez të cilët e mbrojnë veten, ato janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, pro pushtues izraelit”, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të Hamas-it, Sami Ebu Zuhri.

Në këtë deklaratë u kërkua nga populli palestinez që të “vazhdojnë me Infitada-n” u paralajmërua që të “jenë të kujdesshëm ndaj komploteve të cilat dëshirojnë të shuajnë Intiada-n”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon dje arriti në Jerusalem për të biseduar në lidhje me tensionet në rritje në ditët e fundit.

Pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sot në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor u takua me Presidentin palestinez Mahmud Abbas dhe më pastaj mbajtën konferencë për mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button