Tajfuni në Filipine shkakton 39 të vdekur dhe mbi 100.000 të evakuuar

Numri i të vdekurve pas stuhisë tropikale e cila gjatë fundjavës përfshiu Filipinet u rrit në 39 persona, kanë bërë të ditur zyrtarët vendas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tajfuni “Koppu”, i cili fuqinë më të madhe mbi bregdetin filipinas e arriti të dielën, përveç 39 viktimave la mbi 100.000 njerëz të evakuuar dhe shkatërroi fushat e orizit që ishin gati për korrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, rastet e vdekjeve janë shkaktuar kryesisht nga mbytja, rrëshqitjet e dheut, rrënimi i mureve dhe rënia e pemëve.

Reshjet e dendura të shiut që sollën tajfunin kanë shkaktuar derdhjen e lumenjve në zonat malore në veri të ishullit filipinas duke përmbytur fshatrat në rrjedhjen e poshtme. Vlerësimet e para të Qeverisë tregojnë se dëmet e shkaktuara në bujqësi dhe infrastrukturë janë së paku 115 milionë dollarë amerikanë.

“Koppu” është një nga tajfunët më të fuqishëm, nga 12 sa kanë goditur Filipinet gjatë këtij viti. Tajfuni “Haiyan” në vitin 2013 ka rrafshuar pjesën qendrore të Filipineve, duke shkaktuar vdekjen dhe zhdukjen e mbi 7.300 personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button