Slloveni, zjarri përfshin 30 tenda të refugjatëve, dyshohet i qëllimshëm

Në Brezhice të Sllovenisë, në qytetin ku ndodhet kampi i pranimit, refugjatët në mëngjesin e sotëm i kanë vënë zjarrin rreth 30 tendave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet zjarrëfikëse, ndërsa policia e Sllovenisë dyshon se tendat janë djegur qëllimisht, sepse refugjatët janë ndalur përkohësisht në rrugën drejt Austrisë.

Zjarrëfikësit sllovenë kanë ndalur përhapjen e zjarrit.

Përndryshe, refugjatët për shkak të motit të ftohtë ndezin zjarr për t’u ngrohur, por policia megjithatë supozon se zjarri u shkaktua me qëllim.

Refugjatët gjithashtu kanë thyer kordonin në kufirin kroato-slloven, ku më pas policia sllovene i shoqëroi 50 kilometra deri në kufirin me Austrinë.

Policia austriake, siç transmetojnë mediat vendase, ka humbur kontrollin ndaj refugjatëve të cilët janë nisur në këmbë në brendi të vendit.

Parlamenti slloven mbrëmë ka ndryshuar ligjin duke lejuar ushtrinë të qëndrojë në kufijtë për të ndihmuar policinë në koordinimin e refugjatëve të cilët në masë të madhe vijnë nga Kroacia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button