Volkswagen pezullon shefin e kontrollit të cilësisë

Kompania e prodhimit të automobilave Volkswagen (VW) ka pezulluar Franka Tuch, shefin e kontrollit të cilësisë, për shkak të skandalit me softuerin i cili manipuloi testet për emetimin e gazrave të dëmshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Tuch është punonjësi i pestë i rangut të lartë në VW, i cili pezullohet gjatë hetimit të zbatuar nga kompania lidhur me softuerin kontestues i cili ishte instaluar në rreth 11 milionë automjete të Volkswagen-it. Tuch nuk ka qenë i punësuar në VW në vitin 2008, kur filloi zhvillimi i motorëve të naftës me softuerin kontestues, por theksohet se hetuesit kanë gjetur shënime të dyshimta. Hetuesit ende kërkojnë të punësuarit që kanë pasur njohuri për softuerin i cili manipuloi në testet, por që nuk kanë treguar, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Martin Winterkorn, ish-drejtori ekzekutiv i VW-së, në vitin 2010 solli Tuch-in nga Lotus Carsa.

Përveç Tuch-it mes shefave të pezulluar të VW-së gjenden Ulrich Hackenberg, shef i programit hulumtues-zhvillimor të Audi-t, Heinz-Jakob Neusser, shef i brendit zhvillimor të VW-së dhe Volwgang Hatz, inxhinieri kryesor i Porchea-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button