OJQ CIVIL thirrje Qeverisë: Dorëheqje, Sot!

Pas dështimit të bisedimeve në Përzhino, OJQ CIVIL, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, sepse sipas tyre, nuk ka ngelur gjë tjetër pas dështimit të negociatave.

“CIVIL – Qendra për Liri që në fillim insistonte që përfaqësuesit e pushtetit, për të cilët ekzistojnë indikacione për keqpërdorime dhe krime, që dilnin nga bisedat e përgjuara, të mos jenë pjesë e negociatave. Prandaj, i vetmi veprim logjik është që të ndërpriten negociatat dhe të kërkohet dorëheqja e Qeverisë së tërësishme, sepse negociatat, siç rrodhën deri më tani, u shndërruan në një mjet për vazhdimin e jetës së një grupi të inkriminuar, i cili e ka kidnapuar shtetin dhe organizon zgjedhje jo-legjitime. Me dështimin e negociatave, e vetmja gjë që mbetet është dorëheqja e Qeverisë. Tani!”, thuhet në deklaratën e CIVIL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button