BDI del kundër ligjeve për media

Mospajtimi i BDI-së me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE lidhur me ligjin për media ka bllokuar miratimin e këtij ligji në parlament.

Nga partia e Ahmeti thonë se ky vendim i BDI-së për të mos votuar ligjin në fjalë tregon qëndrimin konsekuent dhe pro-evropian të BDI-së.

“Çështjet për të cilat ka biseduar apo për të cilat ka elaboruar zoti Hovit janë marrë dhe merren me seriozitet nga ana e BDI-së. Mjafton të përkujtomë opinionin se mospajtimi jonë lidhur me ligjin për mediat në fakt është duke bllokuar miratimin e këtij ligji në parlament.  Dhe mendoj se ky është një moment pozitiv të cilin opinioni duet ditur dhe duhet përshëndetur si një qëndrim politik, konsekuent dhe pro-evropian i BDI-së”, tha Ermira Mehmeti.

Nga PDSH thonë se BDI janë fajtor të vetëm për ngecjet në procesin euro-integrues. Sipas PDSH-së, ofensiva diplomatike e Ahmetit ishte vetëm për foto sesione.

“Duke i ikur llogaridhënies për punët, hallet dhe dertet e shqiptarëve  këtu i vendosën vetes prioritete tjera, në thonjëza euro-integrimet. Fare pa e ditur se çka do të thonë euro-integrimet. Njëri mendoj se me eskurzione në disa vende të Evropës dhe të fotografohet të Kulla e Parisit e ke kryer punën për në Evropë. Hoviti tre ditë radhazi thotë se këtë herë Maqedonia ka probleme serioze me përmbushjen e kritereve bazë të Kopenhagës, që kanë të bëjnë me demokracinë, sundimin e të drejtës, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave si dhe bashkëpunimi rajonal”, u shpreh Bekim Fazliu.

Por, nga BDI-ja u përgjigjën duke theksuar se Ahmeti në metropolet evropiane ishte si lider i të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë.

Ndryshe seanca në rend dite të së cilës ishin edhe ligjet për media është ndërprerë pikërisht në momentin kur duhej të filloj debati rreth tyre. 

Lajme të ngjashme

Back to top button