LR-PDSH: Mungesa e ngrohjes së nxënësve, Ademi bën politikë; MASH shprehet e pafajshme

LR-PDSH reagon lidhur me sipas tyre, kaosin që është duke u shkaktuar nga Ministria e Arsimit dhe përgjegjësit e arsimit, nëpër shkollat fillore dhe të mesme në komunat me shumicë shqiptare.

“Në këtë periudhë të ftohtë vjeshte, shkollat dhe nxënësit shqiptarë, duhet që të ballafaqohen edhe me të ftohtin që ua ka rezervuar “sihariq”, Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi dhe bashkëmendimtarët e tij të keq-arsimuar dhe paarsimuar.” thonë nga LR-PDSH.

Nga kjo parti potencojnë se përveç Strugës edhe Kërçovës të rrezikuar nga ftohti janë edhe shkollat në komunën e Bërvenicës, të cilët janë gati një javë pa energji elektrike.

“Mbi 6 mijë nxënës në Kërçovë mësojnë në klasa pa ngrohje. Vetë kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari e drejton gishtin tek Qeveria, e cila po loz me fatin nxënësve shqiptar. Siç duket këtë masë disiplinore për mosbindje politike për Fatmir Deharin nga bashkëvendësit e tij Musa dhe Aliu, duhet që pa fajin e tyre ta përjetojnë në lëkurën e tyre edhe nxënësit shqiptarë të Kërçovës.” thonë nga LR-PDSH.

Nga kjo parti akuzuan edhe zëvendëskryeministrin për implementimin e “Marrëveshjes së Ohrit”, Musa Xhaferi, se është duke e zbatuar këtë marrëveshje mbrapshtë dhe në dëm të shqiptarëve.

LR-PDSH theksoi se problemi i ngrohjes nuk është i vetmi.
“Nxënësit ballafaqohen edhe me mungesën e teksteve shkollore nëpër shkollat shqiptare gjithandej, kushtet mizore infrastrukturore nëpër shume shkolla ku mësojnë nxënësit shqiptar, mungesën e paraleleve nëpër shkollat e përziera, për nxënësit shqiptar, mospranimi i kuadrove shqiptare nëpër shumë shkolla ku vazhdojnë të japin mësim kuadro të bashkësisë etnike maqedonase” thonë nga LR-PDSH.

Ministria e Arsimit: Për mos-pasje të ngrohjes, fajtore vet komunat

“Ne ndajmë të holla mujore nëpër komunat e Maqedonisë për shkollat e tyre, duke u bazuar në numrin e nxënësve që kanë. Këto para shpërndahen në paga të punonjësve në shkolla, për mirëmbajte si dhe për ngrohje dhe energji. Shkollat që kanë problem me ngrohjen, fajin duhet ta kërkojnë të keq-menaxhimi I buxhetit të vet komunave” thotë për Portalb, zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Goran Galevski i pyetur për këtë çështje.

LEXO: Lëvizja Besa: MASH dhe Komuna le nxënësit pa ngrohje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button