Putin dhe Assad dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit ushtarak dhe politik

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij sirian Bashar al-Assad gjatë takimit të mbrëmshëm në Moskë kanë biseduar për aksionet e përbashkëta ushtarake në Siri, ndërsa Assad me këtë rast shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në procesin gjetjes së zgjidhjes politike të krizës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov, ka njoftuar herët të mërkurën se presidenti sirian Assad mbrëmë qëndroi në Moskë në vizitë pune ku u takua me presidentin rus Putin, ndërsa udhëheqësit e Kremlinit më pas në ueb faqën zyrtare publikuan detajet lidhur me takimin e tyre.

Në komunikatën theksohet se Assad ka falënderuar Rusinë për mbështetjen ushtarake duke theksuar se Damasku dhe Moska do të vazhdojnë bashkëpunimin në procesin e rimëkëmbjes politike dhe ekonomike të Sirisë.

“Jemi të vetëdijshëm se pas çdo veprimi ushtarak pason një hap politik,” tha Assad.

Presidenti rus ka thënë se beson që rezultatet pozitive të veprimeve ushtarake do të kontribuojnë në forcimin e themeleve për një zgjidhje afatgjate politike të krizës që do të mbledhë përfaqësuesit e të gjitha grupeve etnike dhe fetare në atë vend.

Gjithashtu, agjencia siriane e lajmeve SANA raporton se Assad dhe Putin kanë biseduar mbrëmë në Moskë mbi intervenimin ajror në Siri dhe vazhdimin e bashkëpunimit në “luftën kundër terrorizmit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button