Pozita në Kadastër, ndryshoi mendjen e Shefik Durakut

Mbrëmë në një mbledhje të Qeverisë, Shefik Duraku është emëruar zv/drejtor i Kadastrës. Duraku ka qenë nënkryetar i degës së BDI-së në Haraçinë dhe ish zëdhënës i Qeverisë.

Rikujtojmë se Shefik Duraku 19.04.2015, publikisht ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet partiake në BDI.

“E kam kumtuar edhe para anëtarëve të Degës dhe organeve partiake dorëheqjen time nga pozicioni i nënkryetarit të degës së BDI-së në Haraçinë, por sot po e rikonfirmoj edhe në opinion edhe atë pikërisht sot për t`ia shtuar fuqinë zërit të pakënaqësive për mënyrën e organizimit partiak të BDI-së në përgjithësi e në veçanti mënyrën e funksionimit në nivel të degëve. Unë si një aktivist që nga themelimi i BDI-së shpreh publikisht pakënaqësinë time jo për politikat dhe programin e BDI-së por për mënyrën e organizimit partiak dhe për krijimin e grupeve dhe klaneve të ndryshme që kanë nxënë peng dhe kanë uzurpuar gjithë hapësirën e veprimit politik. Unë mbetem një aktivist i denjë i orientimit politik të BDI-së, por jo në shërbim të klaneve”, ka shkruar Shefik Duraku më 19.04.2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button