Sot votohet për Kosovën në UNESCO

 

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s do të vendosë sot lidhur me rekomandimin që Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate.

Aplikimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë është dorëzuar formalisht nga Shqipëria dhe është përkrahur  nga 45 vende.
Nëse Kosova arrin të marrë shumicën e votave sot, atëherë, pranimi do të duhej të ndodhte në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s. Kjo e fundit do të mbahet nga data 3 deri më 18 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button