PAS KOLLTUKUT

Më thoni përse, përse më thoni
Pse s’flisni, s’më dëgjoni apo nuk doni
Flisni po ju them flisni
Apo unë të flas po më prisni.
Çfarë po bëni me kombin tim
Do ta çoni në mjerim
Për atdhe s’punon njeri
Të gjithë duan pasuri.
Ty kolltuk të kanë në mendje
E them kët’ pa hamendje
Ndaloni pak e mendoni
Pas kolltukut mos vraponi.
Kët’ mësim nuk na dhanë të parët
Ata punuan për gjithë shqiptarët
Ishin të varfër pa pasuri
U mjaftuan me Shqipëri.

Poezi nga Ardian Haziri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button