Nuland viziton Turqinë, temë e bisedimeve lufta kundër DAESH-it

Zëvendës – Sekretarja e Departamentit amerikan të shtetit Victoria Nuland vendosi karajfil për ata të cilët humbën jetën në sulmin terorrist që ndodhi në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të vizitës së saj në Ankara, Sekretarja amerikane Nuland e vizitoi vendin ku ndodhi sulmi.

Ajo në këtë vend vendosi karajfil dhe bëri homazhe. Nuland-in e shoqëroi Ambasadori i SHBA-ve në Ankara John Bass.

Nuland është Zëvendës sekretare amerikane e shtetit përgjegjëse për marrëdhëniet me Europën dhe Euroazinë.

Nuland ka mbërritur dje në Ankara për të biseduar me zyrtarët e qeverisë turke lidhur me luftën kundër organizatës terorriste DAESH, krizën me refugjatët sirianë si dhe për çështjet rajonale dhe bilaterale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button