Rreth 100 intelektualë serbë mbështesin kryetarin e AShAS i cili tha se “Kosova është e humbur”

Politika, shkenca dhe kisha – të gjitha janë bërë bashkë të martën pasdite në Beograd për të diskutuar për Kosovën.

Në një takim të thirrur nga kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq do të marrin pjesë kryeministri Aleksandar Vuçiq, patriarku Irinej, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ministrat Nikola Selakoviq, Nebojsha Stefanoviq, Bratislav Gashiq dhe drejtori i Zyrës për “Kosovë e Metohi”, Marko Gjuriq.

Ditëve të fundit pala serbe është alarmuar mbi kërkesën eventuale të Bashkimit Evropian se gjatë negociatave për anëtarësim Beogradi duhet të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, ndonëse ende nuk kërkohet njohja eksplicite e Kosovës si shtet i pavarur. Autoritetet serbe po ashtu janë të shqetësuara mbi mundësinë e pranimit të Kosovës në UNESCO. Kryeministri Vuçiq ka deklaruar se gjasat për të penguar këtë janë të vogla, por Serbia po angazhohet me gjithë potencialin e saj diplomatik, raporton DialogPlus.ch.

Në takimin te presidenti Nikoliq është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Serbisë Vladimir Kostiq, i cili ditë gjatë fundjavës ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë se Kosova nuk është në duart e saj. Kryeministri Vuçiq tha se e kishte ftuar personalisht kryetarin e Akademisë në takim. Por në njoftimin e kabinetit të Nikoliqit përmenden emrat e dy akademikëve të tjerë që do marrin pjesë në takim.

Kostiq, specialist me famë i sëmundjeve nervore, ka hedhur poshtë një aleancë të mundshme të Serbisë dhe Rusinë. Për të Serbia ka vetëm një alterantivë: integrimin në Bashkimin Evropian. Pas deklaratës së Kostiqit për Kosovën presidenti Nikoliq kërkoi shkarkimin e tij, ndërsa mediumet e kontrulluara nga pushteti filluan një fushatë kundër tij për shkak se gjoja paskësh thyer një tabu.

Ndërkohë në mbështetje të akademikut Kostić kanë dalë mbi njëqind personalitete të jetës publike të Serbisë, intelektualë publikë dhe profesorë universiteti, përafqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë. “Është e drejtë e secilit të shprehë qëndrimin e tij për Kosovën dhe për çdo temë tjetër. Kjo e drejtë nuk mund dhe nuk guxon t’i shkurtohet duke u thirrur në atë që individët apo pushteti e shpallin si interes nacional”, theksohet në letrën e Qendrës për Politikë Praktike.

Këtë letër e kanë nënshkruar, mes të tjerëve, profesorët universitarë Dragan Popadiq, Dubravka Stojanoviq, Ratko Bozhoviq, Ilija Vujaçiq, Milena Dragiçeviq Sheshiq, Radina Vuçetiq, Jovan Teokareviq, Slobodan Markoviq, Svenka Saviq, akademiku Julijan Tamash, gazetarët Gordana Susha, Branko Çeqen, Rade Radovaniq, Grujica Spasoviq, Jelka Jovanoviq, Mijat Lakiçeviq, Misha Brkiq, Nadezhda Gaçe, Vukashin Obradoviq, Nebojsha Spaiq, Slavisha Lekiq, Vojkan Ristiq, Vesna Malishiq, sociologët Vesna Peshiq, Sreçko Mihajloviq, regjisorët Kokan Mladenoviq, Anja Susha, Goran Markoviq dhe të tjerë.

“Kjo është një përkrahje për gjestin e guximshëm të një njeriu, i cili ka thënë atë që e mendon shumica”, deklaroi Ljubinka Trgovçeviq, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Beogradit dhe po ashtu nënshkruese e letrës. “Njerëzit tanë, e sidomos politikanët tanë, më shumë duan të fshihen pas frazave patriotike të tipit , duke mos e pranuar se de fakto Kosova qëmoti është e humbur për Serbinë”, deklaroi Trgovçeviq në një kronikë të Radio Evropa e Lirë.

Në mbrojtje të akademikut Kostiq ka dalë edhe PEN Qendra e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button