Fërçkovski: MO-ja do të kushtojë më shumë se lufta e 2001-shit

“As lufta s’ju ka kushtuar sa do të kushtojë analiza për marrëveshjen e Ohrit. Analiza është vetëm propagandë që të fshehët pas dështimit në aplikimin e Marrëvshjes”, ka thënë profesori universitar Lubomir Fërçkovski në tryezën e rrumbullakët me temë “Maqedonia e pas Ohrit: Unitarizëm, regjionalizëm, federalizëm”, në Shkup të organizuar nga PPD, raporton Portalb.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk ndalon që në njërën nga tre funksionet kyçe të jetë shqiptarë.

“BDI nuk ka fuqi ta bëjë këtë, andaj bën propagand politike. Problemi kryesor i shqiptarëve është që gjuha të aplikohet në tërë territorin e Maqedonisë, e jo vetëm në Qeveri. Këtë si cështje nuk e shtron askush. Dikush duhet ta bllokon Qeverinë në finansimin e projekteve të kota. Pse ata nuk e bëjnë këtë janë pjesë e Qeverisë. Fatkeqësisht mbisundon logjika e interesit”, u shpreh Fërçkovski, raporton Portalb.

Panelistët e ftuar kanë diskutuar dhe kanë trajtuar tema mbi politikën në Republikën e Maqedonisë duke dhënë rekomandime për të kaluar krizën aktuale politike dhe barrierat që mund të paraqiten në të ardhmen për krijimin e një shoqërie multietnike.

Në panel diskutim kanë marr pjesë edhe Xheladin Murati, Lubomir Fërçkovski, Aleksandar Çomovski, Ismet Ramadani, Osman Kadriu, Jovan Kekenovski, Pavle Trajanov, Trifun Kostovski dhe Alajdin Demiri./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button