Andov: BDI dhe PDSH duhet t’i bashkohen LSDM-së dhe opozitës

“Ali Ahmeti po tenton të tregohet se po mundohet për këtë vend, por që ta bëjë ketë ai duhet të ndryshojë anë. Vlerësoj se deputetët e BDI-së dhe PDSH-së duhet t’i bashkohen opozitës, respektivisht LSDM-së. Në këtë mënyrë do të krijohej hapësirë që Gruevski të jap përgjegjësi para qytetarëve”, kështu është shprehur sot, ish kryeparlamentari Stojan Andov, në tryezën e rrumbullakët me temë “Maqedonia e pas Ohrit: Unitarizëm, regjionalizëm, federalizëm”, në Shkup, raporton Portalb.

Panelistët e ftuar kanë diskutuar dhe kanë trajtuar tema mbi politikën në Republikën e Maqedonisë duke dhënë rekomandime për të kaluar krizën aktuale politike dhe barrierat që mund të paraqiten në të ardhmen për krijimin e një shoqërie multietnike.

Në panel diskutim kanë marr pjesë edhe Xheladin Murati, Lubomir Fërçkovski, Aleksandar Çomovski, Ismet Ramadani, Osman Kadriu, Jovan Kekenovski, Pavle Trajanov, Trifun Kostovski dhe Alajdin Demiri./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button