Marrëveshja e Përzhinos: Elita politike po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, nuk përjashtohen protesta

Edhe pse pritej shtypje shtesë nga faktori ndërkombëtar pas arritjes së komisarit europian Johanes Han, në Shkup, grupet punuese të katër partive më të mëdha në vend po ngecin në procesin e respektimi të afateve kohore të parapara me Marrëveshjen e Përzhinos.

Analistët janë të ndarë sa i përket zhvillimit të mëtejmë të dialogut. Në rast të thellimit të krizës nuk përjashtohen edhe protesta të qytetarëve.  Analisti Ismet Ramadani shpreson se me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë marrëveshja me kohë do të implementohet, ndërkaq profesori universitar Jove Kekenovski shprehet pesimist në qëndrimet e tij në lidhje me Marrëveshjen e Përzhinos, raporton Portalb.

“Ashtu siç po afrohet fundi për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, partitë në pushtet po i kap paniku, sidomos Gruevski dhe VMRO-DPMNE. Me siguri ata do të vazhdojnë me obstruksione, ata duan t’u ikin përgjegjësive. Fajtori për këtë krizë dihet, duhet të pasojnë dënimet. Është normale se nga këto dënime më tepër do të goditen partitë në pushtet. Mendojë se SHBA dhe BE edhe në vazhdimësi do ta menaxhojnë procesin derisa Maqedonia kthehet në binarë. Edhe përkundër ngecjeve mendojë se marrëveshja do të implementohet”, deklaroi analisti Ismet Ramadani.

Ndërkaq, nga ana tjetër Kekenovski thotë se është pesimist, dhe vlerësuar papërgjegjësinë e elitës politike ai pret edhe masa më rigoroze nga faktori ndërkombëtarë.

“Unë jam pesimist, sepse nuk është hera e parë që po shohim papërgjegjësi të elitës politike. Ata shkojnë deri aty ku vjen puna faktori ndërkombëtarë të vijë e të na tregojë se si të veprojmë, cilat ligje duhet t’i sjellim, e kështu me radhë. Ne po e humbim kredibilitetin te faktori ndërkombëtarë, nuk do të çuditem nëse nesër nëse ndërkombëtarët marrin edhe masa më rigoroze. Unë po turpërohem kur shohë se të tjerët kujdesen më shumë për shtetin se sa vet ne. Duhet të ngremë zërin edhe më tepër. Fundja, të marrim edhe hapa konkrete dhe të përdorim instrumentet e demokracisë në rrugë”, tha Jove Kekenovski, raporton Portalb.

Ai ka shtuar se nëse rrezikohet ardhmëria e qytetarëve nëpërmes protestave qytetarët duhet ta marrin përgjegjësinë për zgjidhjen e kësaj krize. “Po e shihni se çka po ndodhë në Mal të Zi, kjo duhet të jetë nxitje që edhe te ne qytetarët të marrin në dorë zgjidhjen e krizës”, ka përfunduar Kekenovski.

Pas bisedimeve maratonike prej 12 orëve, ato dështuan. Partitë politike nuk kanë arritur të merren vesh për asnjë nga çështjet e hapura./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button