PPD shënon 25 vjetorin e veprimtarisë politike

Me rastin e 25 vjetorit të veprimtarisë politike të partisë, PPD-ja organizoi një tryezë të rrumbullakët në temën: “Maqedonia e pas Ohrit: Unitarizëm, regjionalizëm, federalizëm”, në Hotel Kontinental, në Shkup, raporton Portalb.

Panelistët e ftuar kanë diskutuar dhe kanë trajtuar tema mbi politikën në Republikën e Maqedonisë duke dhënë rekomandime për të kaluar krizën aktuale politike dhe barrierat që mund të paraqiten në të ardhmen për krijimin e një shoqërie multietnike.

“Ne sot e mbajmë këtë aktivitet me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Partisë për Prosperitet Demokratik. Ne do të mundohemi ta ri-artikulojmë idenë e PPD-së qysh kur është themeluar e që ka qenë krijimi i një shteti të barabartë për gjithë qytetarët e Maqedonisë. Deri tash në opinion ka qenë një kërkesë “liri për shqiptarët”, por në fakt shqiptarët kanë nevojë për barazi”, theksoi kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti.

Në superlativ aktivitetin e Partisë për Prosperitet Demokratik e ka ngre analisti Ismet Ramadani.

“PPD është organizimi i parë politik shqiptar. Ka marr pjesë aktive në ndërrimin e sistemeve politike. PPD-në e kanë quajtur edhe një lëvizje mbarë-shqiptare, ka gëzuar përkrahje të madhe. Partitë politike Maqedonase nuk kishin kapacitet të pranonin vizionin e PPD-së, gjithë ajo rezultoi me krizë dhe u paraqit konflikti i 2001-shi dhe pastaj Marrëveshja e Ohrit. Pas konfliktit PPD-ja nuk arriti më të organizohet si parti e madhe. Megjithatë vlerësojë se ka qenë partia më e mirë që e kanë pas shqiptarët këto 25 vite”, potencoi Ismet Ramadani, raporton Portalb.

Në panel diskutim kanë marr pjesë edhe Xheladin Murati, Lubomir Fërçkovski, Aleksandar Çomovski, Stojan Andov, Ismet Ramadani, Osman Kadriu, Jovan Kekenovski, Pavle Trajanov, Trifun Kostovski dhe Alajdin Demiri./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button