Perspektiva e suksesit të biznesit ne Shqipëri

Një person efektiv i shitjes përpiqet t’i kuptojë shqetësimet dhe situatën e klientit. Amatori shet produkte profesionisti shet zgjidhje.
Në dallim nga biznesi, që ka si qëllim fitimin, qëllimi i institucionit tuaj është ndryshimi i qenies njerëzore. Por gjithsesi , duhet që të keni edhe një qëllim financiar. Planet tuaja financiare rrjedhin nga Përcaktimi i Misionit dhe Programi i Zhvillimit me synim, për ta mbështetur këtë mision edhe në Shqipëri.

Të parashikosh të ardhmen në biznes është një proces evolues dhe
planifikimi i rezultateve duhet të bëhet për një kohë më të gjatë se një vit. Kursi më I mençur për investitorët është të projektojnë, vetëm në bazë të niveleve të tanishme të inflacionit dhe kursit të shkëmbimit pa u përpjekur që të parashikoni të ardhmen e panjohur të biznesit.

Në këtë mënyrë, parashikoni se çdo rritje e ardhshme në kosto për shkak të inflacionit do të mbulohet nga rritja e fitimeve. Nuk është e thënë që të ndodh medoemos kështu, por, në një botë të pasigurt, është një supozim i arsyeshëm. Që të kesh suksesin në biznes duhet që : Të jesh i komunikueshëm. Të kesh kontaktet e duhura. Të zotërosh një biznes me avantazh konkurrues ndryshe nga konkurrentët. Të njohësh mirë tregun dhe segmentet e tregut ku do operosh.

Të dish të gjesh apo të bësh një marketing të mirë. Mendimi është vetëm fillimi ajo që të udhëheq, të tjerat duhet ti realizosh. Një vend që premton shumë është Shqipëria në fushën e biznesit, kryesisht me: taksa të ulëta, krahu i fuqisë punëtore më i ulëti në Evropë, ulje e TVSH për turizmin etj. Shqipëria ka qenë një vend që ka ruajtur një rritje ekonomike, edhe gjatë kohës së krizës.

Duhet theksuar që kjo është shumë pozitive. Ja cila është pamja e përgjithshme që ka EBRD për ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Është thënë për vite me radhë, se Shqipëria po ecën mitë duke pasur parasysh startin shumë të vështirë që pati Ekonomia Shqiptare e përballoi me sukses krizën botërore në vitin 2009 i cili përfundoi me një rritje prej të paktën 3% të Prodhimit të Brendshëm. Parashikimi mbi ecurinë e inflacionit në dy vitet në vijim mbështetet në projeksionet për një rritje progresive të ekonomisë dhe për një shfrytëzim më të plotë të kapaciteteve. Shqipëria dhe Ekonomia Shqiptare. Banka Botërore ka publikuar Raportin Doing Business për vitin 2015. Është raporti më prestigjioz në nivel ndërkombëtar për sa i përket klimës së biznesit dhe lehtësive të të bërit biznes në 189 vende të ndryshme të botës. Shqipëria është vendi i 68 në Raportin e të bërit biznes. Është renditja më e lartë historike për Shqipërinë. Parashikohen rritje mbi mesataren për sa i përket klimës së biznesit në 5-10 vitet e ardhme në Shqipëri.

Asnjë nuk arrin diçka që me herën e parë, ose të katërtën. Mbani mend këtë, që suksesi në biznes varet nga ” Të dështuarit shumë herë derisa të zbulosh se cili veprim funksionon për t’ia dalë”. Shih, sekreti i suksesit. Njerëzit janë ata që përbëjnë çelësin e suksesit në gjetjen e fondeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button