Kush i ka “rrëzuar” kryeministrat maqedonas

Të dashur miq,

Përgjigja e kësaj pyetje do të ishte : Pesë kryeministrat janë “rrëzuar” nga rezultati i votimeve të vet votuesve maqedonas, kurse BDI, nuk ka rrëzuar asnjë prej tyre.

JA FAKTET : Kryeministri Lubço Georgievski edhe pas Marrëveshjes së Ohrit që ndërpreu kryengritjen, mbeti kryeministër më 2002 në qeverinë e koalicionit të zgjeruar. Branko Crvenkovski vet dha dorëheqje sepse u kandidua për president të RM, për të cilin BDI bëri ftes publike për mbështetje të kandidaturës së tij dhe i grumbulloi numër to votave solide nga elektorati shqiptarë. Hari Kostov u zgjodh kryeministër kuptohet pasi që Cërvenkovki dha dorëheqje pra sepse u kandidua për president. Hari Kostov , erdhi si kryeministër i favorizuar si ekspert dhe mik i afërt i Cërvenkovskit por ai nuk është anëtarë dhe anëtarë në asnjë organ të partive politike atëherë e sot. U largua për shkak të planeve të tij të angazhimit në sektorin privat në biznesin bankar prej nga edhe erdhi. Vllado Buçkovski, u zgjodh pas Kostov, ai dhe LSDM i humbi zgjedhjet më 2006. Një prej arsyeve të humbjes së Buçkovskit dhe LSDM ishte monopoli në telekomunikimet dhe në sferën e energjetikës (EVN), pra shitjet të këtyre aseteve publike duhej të bëheshin ndoshta më vonë por këta u realizuan me nguti dhe siç dyshohej edhe atëherë e që sot janë edhe indiciet u bënë duke ligjësuar kriminalitetin në dëm të qytetarëve.

BDI ka pasur në qeverisje dy dikasteret në qeveri që kanë të bëjnë me këta sfera, prandaj edhe është pjesëmarrëse në këtë shpërdorim. LSDM i humbi zgjedhjet , e ju pse nuk i humbët është çështje tjetër. shqiptarët zgjohen me vonesë, por kur zgjohen dhe nuk bien në gjumë deri sa ta arrijnë qëllimin. Nikolla Gruevski, një dekadë as që ka dashur BDI për ta rrezuar, dhe akoma është premier, por Gruevskin e demistifikuan “bombat” e opozitës, ata dhe presioni nga komuniteti ndërkombëtarë e detyruan të nënshkruaj dorëheqje që duhet ta realizojë më 15 dhjetor 2015-të.

Miq të dashur, pa mëdyshje se BDI dhe Ali Ahmeti patën shansin ideal të jenë faktor që do të identifikonte veprimin e partisë për largim nga qeverisja si momentum që rrëzoi Nikolla Gruevskin si kryeministër.

Fatkeqësisht, ky lidership i implikuar në krime dhe abuzime me pushtetin nga të gjithë të lartpërmendurit jetësisht do të mbeten të shantazhuar dhe prandaj barazia e shqiptarëve nga ngelur në “hava” siç do të thoshte populli. E pra kush i rrëzoi pesë kryeministrat ? Askush, kështu mashtrime nuk kapërdihen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button