Anulohet seanca e Këshillit të Prokurorëve për çështjen e ekipit të prokurores speciale Janeva

E plotësuar
11.30 – Seanca e radhës e caktuar për sot në Këshillin e Prokurorëve Publik u anulua.

Nga Këshilli nuk dhanë asnjë detaj, vetëm thanë që seanca është anuluar dhe e njëjta do të mbahet nesër.

*********************************************************************************************************


 

Për sot është caktuar  të mbajë mbledhje Këshilli i Prokurorëve në të cilën do të diskutojnë për çështjen e 7 prokurorëve të pazgjedhur, të cilët kanë qenë të propozuar nga prokurorja speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.

Fillimisht, Prokurorët e Maqedonisë kanë mbajtë mbledhje me prokurorin publik shtetëror, Marko Zvërlevski, ku mes tjerash, kanë shprehur pakënaqësi nga sjellja e ligjit për Prokurori Speciale, dhe e kanë vlerësuar si jo-kushtetuese dhe kanë thirrur në paraqitjen e iniciativës për vlerësimin e saj si jo-ligjor dhe jo-kushtetues, njofton Portalb.

Pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve që ekipit të prokurores speciale Katica Janeva, t’i pranohen vetëm 7  prokurorë nga 14 të propozuar, Katica Janeva ka deklaruar se ajo do të paraqesë prapë kërkesë që t’i kompletohet ekipi, ndërkaq prokurori shtetëror Marko Zvërlevski ka deklaruar se prokuroria speciale është e politizuar.

Nga ana tjetër trysni, ndaj Këshillit të Prokurorëve kanë bërë edhe bashkësia ndërkombëtare, ndërkaq para 3 ditëve partitë politike u dakorduan që të kërkojnë nga Këshilli i Prokurorëve, që t’ia kompletojë ekipin prokurores Janeva, nëpërmjet një letre të përbashkët që ia ka dërguar ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.

Dje u desh që të betoheshin në mënyrë solemne 7 prokurorët e zgjedhur nga Këshilli i Prokurorëve, por më parë Katica Janeva kishte porositur që të mos betohen pa u kompletuar ekipi dhe ashtu bënë, dje prokurorët e zgjedhur nga Këshilli i Prokurorëve e refuzuan betimin, ndërkaq Këshilli i Prokurorëve nuk e mori parasysh letrën e dërguar, nga Adnan Jashari, me arsyen se Prokuroria Publike nuk ka prokurorë të mjaftueshëm. Sot Këshilli i Prokurorëve përsëri ka caktuar mbledhje për çështjen e ekipit të prokurores speciale Katica Janeva, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button