Shkolla e re në Sellcë, mbetet një gërmadhë prej betoni për një dekadë

Puna e lënë përgjysmë në ndërtimin e shkollës së re në fshatin  Sellcë të malësisë së Tetovës, ka bërë që nxënësit e këtij fshati të mësojnë në kushte shumë të vështira. Një objekt që ngjanë më tepër si një barakë e improvizuar, mbanë emrin e shkollës “Rilindja”, në fshatin Sellcë.

Nxënësit dhe mësimdhënësit, ankohen për mungesën e kushteve elementare për mësim. Një objekt tjetër jo larg, qëndron i paprekur që nga viti 2000, kur janë hedhur themelet e sajë.  Shkolla e re në fshatin Sellcë, ka filluar të ndërtohet që në vitin 2000. Pas ngritjes së konstruksionit prej betoni, ky objekt është lënë në haresë. 

Drejtori i shkollës fillore Rilindja të fshatit Sellcë,  Muhamer Asani thotë se,  “është e dhimbshme të flasësh për këtë projekt kapital të filluar në vitin 2000. Punët kanë vazhduar deri në vitin 2006 dhe prej atëherë më nuk është bërë asgjë për këtë shkollë. Ky objekt është lënë në fazën karabina për një kohë të gjatë, askush nuk na ka treguar arsyet, por këtë me siguri, më së miri e dinë  organet kompetente  se sa vet drejtoria e kësaj shkolle”.

Nuk dihet ende kur do të fillojnë punët për ndërtimin e  shkollës që për 13 vite e ka mbuluar harresa. Një fije shprese ngjallë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Gjatë vizitës së sajë në fshatin Sellcë, ajo tha se do të shqyrtoje mundësin për të bërë diçka për këtë shkollë.
“Komuna ka kërkuar nga organet kompetente që të shikojnë se si është gjendja e kësaj shkolle, nëse, konstatohet që themelet  janë të mira atëherë  Komuna do ta fusë në programin  e vetë”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button