Ali Ahmeti takohet me ambasadorin amerikan Xhes Bejli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka takuar sot ambasadorin amerikan Xhes Bejli në Rezidencën e tij në Shkup.

Ahmeti dhe ambasadori Bejli kanë diskutuar rreth ngërçit politik që po mban peng të ardhmën EuroAtlantike të vendit, njofton Portalb.

Kryetari Ahmeti theksoi që BDI mbështet marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar dhe zbatimin e tyre të përpikshëm.

Ahmeti gjithashtu shprehu bindjen që Këshilli i Prokurorëve sa më parë do të tejkalon pengesat në drejtim të vendosjes së zyres së Prokurores Speciale dhe do ta mundëson punën e papenguar të këtij institucioni.

Gjithashtu, Ahmeti bëri thirrje që liderët ti respektojnë edhe zotimet e tjera që rrjedhin nga marrëveshjet për dalje nga kriza që do të mundësojnë zgjedhje fer dhe demokratike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button