Përkujtohet në 12 vjetorin e vdekjes Alija Izetbegoviç, themeluesi i BeH-së moderne

Me vendosje të kurorës me lule dhe leximit të duasë kuranore, Fatiha, në varrezat e dëshmorëve në Kovaçi, do të shënohet 12 vjetori i vdekjes së Alija Izetbegoviçit, presidentit të parë të Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe kryetarit të parë të partisë SDA, raporton Anadolu Agency (AA).

Alija Izetbegoviç ishte presidenti i parë i Bosnjë dhe Hercegovinës të pranuar ndërkombëtarisht, si dhe komandant suprem i armatës së BeH-së, në kohërat më të vështira për shtetin, gjatë luftës së fundit. Alija Izetbegoviç është themeluesi i BeH-së moderne.

Për atë se çfarë ka qenë ai, do të mbahet mend deklarata e Richard Holbrooke, themeluesit të Marrëveshjes së Dejtonit: “Po të mos ishte Izetbegoviç, sot nuk do të ishte as Bosnjë dhe Hercegovina“.

Alija Izetbegović ka lindur në vitin 1925 në Bosanski Shamac, ndërsa u rrit në Sarajevë ku edhe kreu Fakultetin Juridik. Për shkak të bindjeve politike është burgosur dy herë. Në procesin e montuar politik të Sarajevës bashkë me 13 intelektualë muslimanë u dënua me 14 vite burg.

Alija Izetbegoviç ndërroi jetë më 19 tetor të vitit 2003, ndërsa është varrosur në varrezat e dëshmorëve në Kovaçi të Sarajevës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button