Merkel vlerëson Rusinë si furnizuese të sigurtë të gazit

Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, Moska është furnizuese e sigurtë i gazit natyror për Evropen dhe Gjermaninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Merkel në një video transmetim javor ka thënë se Gjermania është shumë e kënaqur që furnizimi i gazit në stinën e dimrit për në Ukrainë është vendosur.

“Gjermania ka burime të tjera të gazit natyror, por Rusia në parim e ka treguar veten në të kaluarën si një furnizuese e sigurtë e gazit natyror”, tha Merkel.

Gjermania dhe Italia janë konsumuesit më të mëdhenj të gazit rus në Bashkimin Evropian. Gjermania është përdoruesi dhe importuesi më i madh i gazit rus. Berlini importon rreth 30 për qind të gazit natyror nga Rusia.

Gjermania po ashtu në vitin 2019 është duke pritur përfundimin e projektit  “Nord Stream-2” për të siguruar më shumë furnizim të gazit.

Projekti “Nord Stream – 2” u paralajmërua më 18 qershor, kur Gazprom, E.ON, Shell dhe OMV nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e projektit, i cili do të ketë dy tubacion shtesë në projektin origjinal “Nord Stream”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button