Rusia mund të krijojë bazë ushtarake në Siri

Andrey Kartapolov, Përgjegjës për Sektorin e Operacioneve pranë Shtabit të Përgjithshëm në Federatën ruse tha se Rusia ka mundësi të krijojë një bazë ushtarake në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat Kartapolov tha se nuk është jashtë planeve krijimi i një baze ushtarake në Siri. Kartapolov nuk dha detaje për arsyen e krijimit të kësaj baze ushtarake në këtë vend.

Ai tha gjithashtu se flota ruse e pranishme në Detin Egje nëse do të jetë e nevojshme do të marrë përgjegjësi të drejtpërdrejta në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste  DAESH. Ai vuri në dukje se momentalisht po merren me dërgimin burimeve financiare të kësaj flote.

Zyrtari në fjalën e tij pohoi faktin se kësaj flote i janë bashkuar edhe anije të tipit sulmues. Ai shtoi se këto anije gjenden pranë flotës për të siguruar flotën nga ndonjë sulm të mundshëm dhe nënvizoi faktin se ato janë të pajisura me sisteme mbrojtëse ajrore dhe radarë të fuqishëm dhe se ato do të mund të ruajnë bazën nga ndonjë sulm i mundshëm ajrorë.

Kartapolov mohoi pretendimet se gjeneralët rus luftojnë përkrah regjimit të Assadit në Siri dhe shtoi duke thënë se forcat ruse në koordinim me ato siriane dhe iraniane luftojnë në kuadër të luftës kundër DAESH sipas planeve të tyre.

Avionët ushtarakë rus prej 30 shtatorit me kërkesë të regjimit të Assadit filluan ofensivën e tyre në Siri, ofensivë kjo që ende vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button