Këshillë mjekësore në “Alo doktor” deri më tani kanë kërkuar 57.330 pacientë

Në linjën telefonike “Alo doktor” javën e kaluar për këshillë mjekësore janë paraqitur 1.143 pacientë, njofton MIA.

Më shpesh, siç informon Ministria e Shëndetësisë, pacientët janë ankuar për kokëdhimbje, simptoma respirator, temperaturë të lartë trupore, si dhe për viroza sezonale të shkaktuara nga ndryshimi i kushteve të motit karakteristike për këtë periudhë të vitit. Këtyre personave u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi të nevojshme simptomatologjike.

Linja është e disponueshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarë do simptome të prishjes së shëndetit. Për këshillë mjekësore në dispozicion janë 25 mjekë, ndërsa thirrjet janë nga ana të gjithë qytetarëve të shtetit. Nga fillimi i punës së linjës telefonike e deri tani, këshillë mjekësore u është dhënë 57.330 pacientëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button