Itali, plagoset shqiptar në “ruletën ruse”

Loja “ruletë ruse” me pistoletë ka rezultuar thuajse fatale për një 20-vjeçar shqiptar në Itali.

Amarildo Mehmeti sipas karabinierëve italianë i ka drejtuar pistoletën fillimisht një mikut të tij dhe ka bërë një shkrepje boshe, por kur ia drejtuar vetes arma është shkrepur dhe 20-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja është shënuar në apartamentin ku banonte 20-vjeçari në rrugën Alfani në Firence, dhe të pranishme kanë qënë edhe dy vajza, gjithashtu shqiptare. Mjekët thanë se i riu shqiptar ndodhet në koma farmologjike e po lufton mes jetës e vdekjes.

Karabinierët kanë mbërritur në apartament pas alarmit që kanë dhënë disa shitës që kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkaq policia ka ndaluar një tjetër shqiptar, në shoqërinë e të cilit ka qënë i plagosuri, ndërsa ka shpallur në kërkim dy vajzat që janë larguar menjëherë pas ngjarjes.

Hetuesit mendojnë se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit kur kanë nisur lojën e “ruletës ruse”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button