Putin: Rusinë dhe Serbinë i lidh një karakter i veçantë marrëdhëniesh

Rusinë dhe Serbinë i lidh një karakter i veçantë marrëdhëniesh, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një takim me homologun e tij serb, Tomisllav Nikoliq.

“Marrëdhëniet tona nuk kanë vetëm karakter miqësor dhe strategjik, por dhe një karakter shumë të veçantë, i cili është formuar falë popujve tanë për shekuj me radhë”, tha Vladimir Putin, transmetom Koha.

Ai theksoi se “Rusia do të mbetet një nga partneret kryesore tregtare dhe ekonomike të Serbisë”.

“Vërtet gjatë vitit të fundit qarkullimi tregtar ka rënë, por dinamika e këtij viti jep arsye të shpresohet se vështirësitë do të kapërcehen”, shtoi Vladimir Putin.

Lajme të ngjashme

Back to top button