Gjobitet Apple, nxorri në treg proçesorin e mbrojtur nga një universitet

Apple do të paguajë një gjobë prej 234 milionë dollarësh Universitetit të Wisconsit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi është marrë nga një gjykatë amerikane, pasi kompania e mirënjohur e pajisjeve elektronike ka nxjerrë në treg një lloj proçesori, që ishte ekskluziv dhe i mbrojtur me patentë nga Universiteti në fjalë.

Proçesorët e krijuar nga grupi kërkimor shkencor në Wiscons, janë përdorur në disa modele Iphone apo Ipad. Drejtuesit e Universitetit kanë përshëndetur vendimin e gjykatës, edhe pse fillimisht kishin kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim.

Përfaqësuesit e Apple janë mbrojtur në gjykatë me argumentin se patenta e Universitetit të Wisconsit nuk ishte e vlefshme. Ndërsa pas vendimit të gjobitjes, kompania nuk ka bërë ende asnje koment.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button