Kërçovari për dy muaj e rrihte dhe e përdhunonte 39 vjeçaren nga Prilepi

Stacioni policor i Kërçovës ka ngritur kallëzim penal kundër 55 vjeçarit R.L nga fshati Kolibari i Kërçovës për shkak të dyshimeve se i njejti dyeshohet se ka kryer veprën penale ‘përdhumin’ dhe ‘heqjen e pa të drejtë të lirisë’, të cilit nga ana e Prokurorit publik i është caktuar masa paraburgim perj 30 ditësh, njofton Telegrafi.

Ashtu siç informojnë nga SPB N.M ka paraqitur se R.L para dy muajsh e ka privuar nga liria dhe e ka mbajtur të mbyllur në shtëpinë e tij në Kolibar. Sipas rëfimit të N.M, gjatë këtyre dy mujave ajo është maltretuar dhe është përdhunuar.

Ajo gjatë ditës së djeshme ka arritur të dalë nga shtëpia duke e hapur derën dhe me autostop ka mbërritur tek stacioni policor për ta paraqitur rastin.

Janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit, ndërsa i dyshuar rreth orës 7 të mëngjesit ka qenë në shtëpinë e tij nga ku edhe është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor të Kërçovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button