Stamboll, udhëtarja britanike vetëvritet në aeroport

Udhëtarja britanike e cila kishte mbërritur nga Londra në Stamboll vetëvritet në tualetin e aeroportit “Atatürk” të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA)/

Sipas informacioneve të marra mësohet se qytetarët që kishin hyrë në një tualet në pjesën transit të Aeroportit “Atatürk” në Stamboll njoftuan autoritetet se kishin vërejtur se një person kishte varur veten. Më pas ekipet e shëndetësisë pasi mbërritën në vendngjarje përcaktuan se udhëtarja, e identifikuar si Jacqueline Anne Sutton kishte humbur jetën.

Pas ekzaminimeve të policisë trupi i pajetë i saj u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Theksohet se udhëtarja ishte nisur nga Londra në orën 22.00 dhe pasi kishte humbur avionin që do të nisej për në Erbil në orën 00.15 kishte kaluar në kriza nervore. Ajo duke vajtur në tualetin në pjesën e transitit kishte kryer aktin vetëvrasës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button