Deri tani në Maqedoni janë dhënë vërtetime për mbi 150 mijë refugjatë

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë gjithsej 3.812 vërtetime për refugjatët për kërkesat e parashtruara për njohjen e të drejtës së azilit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtetësisë së personave që u janë dhënë vërtetimet më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 2.264, pastaj Afganistanit – 726, Irakut – 536, Iranit – 147, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej 19 qershorit deri më sot, sipas njoftimit të MPB-së, janë dhënë gjithsej 152.830 vërtetime për shtetas të huaj. Gjatë 24 orëve të fundit, në Departamentin për azil nuk është parashtruar asnjë kërkesë për azil, ndërsa nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot janë parashtruar gjithsej 70 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak.

Refugjatët nga Greqia hyjnë në Maqedoni dhe shkojnë në qendrat e pranimit të cilat gjenden jo shumë larg kufirit maqedonas-grek në Gjevgjeli, ku regjistrohen, marrin ndihmë humanitare nga ekipi i UNHCR-së, Kryqit të Kuq, si dhe nga disa organizata tjera joqeveritare. Pastaj me trena, autobusë apo me taksi nisen në drejtim të vendkalimit kufitar verior maqedonas në Tabanoc të Kumanovës, prej ku vazhdojnë rrugën drejt Serbisë për në vendet e Evropës Perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button