Neziri: Të rreshtohemi pas Ali Ahmetit dhe BDI-së

Bekim Neziri, ministër aktual i ekonomisë, është emëruar sot edhe zyrtarisht shef i shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet që do të mbahen në prill të vitit 2016, raporton Portalb.

“Kam nderin të jem kryetar i shtabit zgjedhor. Falënderoj kryetarin Ahmeti për nderin dhe përgjegjësin që ma dha. Maqedonia po ballafaqohet me sfidë të madhe, qytetarët e dinë se Ali Ahmeti dhe BDI do të sigurojnë të ardhme më të mirë. Shenja jonë mbetet transparenca. Ne kemi dhe do të kemi rezultate. Jemi të sigurtë për fitore”, tha Neziri, duke i ftuar shqiptarët të rreshtohen pas flamurit të BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti.

BDI sot dekreton edhe kryetarët e 34 shtabeve komunale./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button