Tajfuni Koppu bën rrafsh me tokë Filipinet (Foto)

Shtëpi të rrafshuara, rrjete elektrike të përmbysura, si dhe mijëra banorë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Ky është rezultati pas tajfunit Koppu që ka goditur Filipinet veriore.

Tajfuni i fuqishëm por i ngadaltë ka zbritur në qytetin e Casiguranit, në ishullin e Luzonit mëngjesin e së dielës, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

Koppu ka goditur rajonet me një shpejtësi prej 200 km/h, duke krijuar dallgë të fuqishme bregdetare deri në 4 metra të larta.

Si pasojë e tre ditëve me shi të rrëmbyer që po mbretëron në Filipine, duke shkaktuar vërshime dhe përmbytje të mëdha, tajfuni ka qenë i parashikueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button