BE dënon dhunën e Opozitës kosovare, kërkon dialog

Bashkimi Europian ka apeluar tek opozita në Kosovë që ta ndërprenë obstruksionet që është duke i bërë proceseve politike, transmeton Klan Kosova.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së diplomacisë europiane Frederika Mogehrinit, ka deklaruar se institucioni që ajo përfaqëson dënon ashpër përsëritjen e dhunës në Parlament si dhe përleshjet që ndodhën në rrugët e Prishtinës, net më parë.

“Dënojmë përdorimin e dhunës si taktikë politike”, ka deklaruar Kocijancic duke shtuar se është i papranueshëm dëmi që i është bërë pronës private dhe publike kohëve të fundit.

Në emër të Bashkimit Europian, Maja Kocijancic i bën thirrje opozitës që të respektojë parimet bazë të demokracisë dhe lejon debatin e hapur dhe të lirë ne Parlament, në lidhje më të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Ndasitë politike mund të adresohen vetëm nëpërmjet të dialogut kuptimplotë të lirë dhe të hapur brenda Parlamentit, – brenda institucioneve”, ka theksuar Kocjanic duke rikujtuar partitë opozitare se, siç tha, në fund të fundit Parlamenti do duhej t’i shërbente interesave të popullit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button