Janeva: Filluan të paraqiten persona për dëshmitarë të mbrojtur

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva deklaroi sot se Këshilli i Prokurorëve vetëm duhet të përcaktojë se bëhet fjalë për prokurorë publikë dhe ta konfirmojë ekipin, e jo të bëjë zgjedhje se kush do të hyjë në të. Në intervistë për portalin “Prizma”, lidhur me përmbajtjet që dalin nga ndjekja e komunikimeve, Janeva pohon se disa persona janë të gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë si “dëshmitarë të mbrojtur”.

Deri tash, siç thotë Janeva, nuk ka pasur asnjë lloj presioni dhe intervenimi ndaj saj dhe institucionit që udhëheq.

Lidhur me spekulimet për takim me ish-shefin e shërbimit sekret, Janeva për “Prizmën” thotë se nuk e njoh Mijallkovin dhe se nuk është e vërtetë se është takuar të. Ajo shtoi se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e gjykatave për çdo proces që do t’u drejtohet atyre.

Janeva po ashtu thekson se në qoftë se Qeveria nuk e miraton planin financiar, ajo nuk do të mund të punojë dhe se është në kundërshtim me ligj është nëse vendos të ulet mjetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button