Kushtet e vështria të emigrantëve në Libi

Në disa qendra të emigrantëve në Libi, vend ky që udhëhiqet nga dy qeveri po përëjetohet një tragjedi. Në një kamp emigrantësh në rajonin Kerarim të Misrata-s rreth një mijë e 500 emigrantë prej 5 muajsh po luftojnë me vdekjen.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA në këtë rajon thuhet se qindra emigrantë nga Pakistani, Bangladeshi, Maroku, Sudani, Gana, Gambia, Algjeria, Çadi, Nigeri, Nigeria dhe Mali mbahen në një vend i cili të jep përshtypjen e një burgu.

Sipas banorëve vendas në Libi ka rreth 9 kampe të tilla. Ndërkohë që në këtë kamp ka rreth një mijë e 500 emigrantë thuhet se në kampet e tjera të ngjashme me këtë janë strehuar rreth 500 emigrantë në secilin.

Në kampin dy katësh në të cilin ekipi i AA u lejua të filmonte ka dhjetëra dhoma. Ndërkohë personat që rrinë këtu janë të ndarë nëpër dhoma sipas shtetit që vijnë. Ndërsa godina ku qendrojnë gratë është në një gjendje të mjerushme.

Emigrantët flenë të radhitur në dysheme. Në disa dhoma nuk ke vend se ku të shkelësh për shkak të tejmbushjes. Ndërkohë emgirantët kur dalin për nevojat personale apo për të ngrënë bëjn kujdes kur kalojnë të mos shkelin njëri-tjetrin.

– “Jo kamp, por një burg”-

Emigrantët duke u ankuar për kushtet e kampit e cilësojnë atë si një “burg”. Godina është e rrethuar me mure të larta, ndërkohë që të gjitha daljet janë të mbyllura, jashtë mureve ka roje të armatosura që qendrojnë 7 ditë të javës 24 në gatishmëri.

Një emigrant nga Çadi, Xhemal, tha duke u përlotur dhe në mënyrë demostrative se “ky vend i cili cilësohet si një kamp, realisht është një burg”. Tualetet mbajnë erë. Njerzit që rrinë këtu nuk mund të lahen.

Xhemal tha se e vetmja gjë që dëshirojnë është të lihen të lirë nga Libi për të pasur mundësi për tu kthyer në vendin e tyre. “Dolëm në një udhëtim pa krye dhe përfundoi pa sukses. Kemi 5 vite këtu. Nuk na ka mbetur gjë nga të qenit njeri. Të na japin leje për tu kthyer në vendin tonë, duam të kthehemi” shtoi ai.

Ndërkohë në mesin e emigrantëve ka dhe shumë perosna jo-muslimanë. Ata prej kohësh jetojnë bashkë dhe kanë të njëjtin fat ashtu sikurse dhe muslimanët.

Të ndodhur në këtë vend pas udhëtimit të kërkimit të një jete më të mirë 5 vëllezër nga Nigeria thonë: “Kemi ardhur me rrugë tokësore nga Nigeria deri këtu. Në Nigeri nuk ka as spitale, as doktor. Duket hapur gjendja në të cilën jemi dhe tani. Nuk kemi kontaktuar as me familjet tona. Madje askush nuk e di që jemi këtu. Të na lenë të lirë ose të na dërgojn mbrapsh. Nëse punojmë si njeri mund ta fitojm vetë jetën tonë”.

Ndërkohë edhe drejtuesit e këtij rajoni janë në një dilemë të madhe dhe pa një mundësi zgjidhjeje.

Një zyrtar i lartë i policisë thotë: “Kemi shumë probleme duke filluar nga ata të sigurisë. Krahas gjithë këtyre problemeve jemi të detyruar të merremi edhe me emigrantët”.

Zyrtari thotë se personat e ardhur këtu si emigrantë janë të vendeve dhe popujve të ndryshëm. Ai pohon se një pjesë e mirë e grave që vijnë këtu kthehen në femra të cilat punojnë rrugëve. Zyrtari pohon se rehabilitimi dhe mbajtja e tyre është një peshë shtesë për ta.

“Për shkak të problemeve këtu nuk kemi as përfaqësi të vendeve nga vijnë shumica e emigrantëve. për këtë arsye e kemi të pamundur deportimin e tyre. Disa vende si Turqia dhe Jordania mundohen të na vijnë në ndihmë pasi kanë edhe kosnullatat e tyre në këtë rajon por kjo nuk mjafton” ka përfunduar fjalët e tij zyrtari i Policisë në këtë rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button